ZGJIDHJE ENERGJETIKE PËR BIZNESE
Karrikues të Shpejtë GSD
Fuqia: 20 / 30 / 40 / 60 kW / Të Dyfishtë
Industriale e fuqishme, inteligjente dhe e dizajnuar për karrikim të shpejtë të njëkohshëm të automjeteve.
Industriale e fuqishme, inteligjente dhe e dizajnuar për karrikim të shpejtë të njëkohshëm të automjeteve.
Karrikim i shpejtë DC
Tërhiqni klientë të rinj dhe rrisni të ardhurat me karrikues premium DC me fuqi deri në 40 kW.
Stacione të dyfishta për parkingje
Maksimizoni hapësirën e parkingut tuaj me stacione të afta për të karrikuar dy automjete në të njëjtën kohë.
Kontrolli dhe faturimi me RFID
Merrni një pasqyrë të plotë dixhitale dhe gjeneroni të ardhura lehtësisht përmes sistemit tonë dhe kartave inteligjente.
Qëndrueshmëri industriale IP54
Infrastrukturë e pajisur me ftohje inteligjente për funksionim të përsosur 24/7 në kushte të jashtme atmosferike.
SERIA GSD FAST / DUAL
FAST & DUAL CHARGERS
Arkitekturë e fuqishme harduerike, e dizajnuar enkas për biznesin tuaj.
20 kW
30 kW
40 kW
60 kW
TË DYFISHTË
Sisteme të fuqishme të përshtatura për kapacitetet e biznesit tuaj. Duke filluar nga mbrojtja e rrjetit dhe ftohja inteligjente, deri te konfigurimet me priza teke ose të dyfishta për karrikim të shpejtë industrial.
Specifikimet Teknike:
• Instalim tre-fazor (400 V ±10%)
• Dalje teke ose Stacion i dyfishtë (Karrikim i njëkohshëm)
• Konvertim premium i daljes mbi 95%
• Kuti mbrojtëse IP54 me ftohje inteligjente
• Ekran i integruar LCD + Autorizim RFID
SHIKO SPECIFIKIMET TEKNIKE
Karakteristikat Elektrike
• Parametrat e Hyrjes: Lidhje industriale trefazore (3 faza + neutral + PE) me një tension stabil hyrës prej 400V.
• Gamë e Gjerë e Tensionit: Mbështetje për tension daljeje deri në 1000V DC, duke garantuar pajtueshmëri me të gjitha gjeneratat e reja të automjeteve elektrike.
• Shpërndarje e Dyfishtë: Sistem inteligjent që mundëson balancim të saktë të fuqisë gjatë lidhjes së njëkohshme të dy automjeteve.
Mbrojtja dhe Qëndrueshmëria
• Rezistenca ndaj Klimës: Kuti mbrojtëse robuste IP54 e projektuar për punë të jashtme në kushte ekstreme të temperaturës (nga -30°C deri në +50°C).
• Menaxhimi Termik: Sistem i integruar i ftohjes së detyruar me ajër (Forced air cooling) që mbron elektronikën nën ngarkesë maksimale.
• Montim Kompakt: Dizajn ergonomik i montuar në mur (Wall-mounted) që kursen hapësirë në parking.
• Mbrojtje Shtesë: Mbrojtje nga mbitensioni, nëntensioni, qarku i shkurtër, mbingrohja dhe rrufeja.
Softueri dhe Komunikimi
• Konektorët: Priza industriale e rëndë CCS2 DC me kabllo të përforcuar 5 metra për fleksibilitet maksimal.
• Ekran Dixhital: Ekran inteligjent LCD i integruar që ofron një pasqyrim të qartë të statusit në kohë reale.
• Autorizimi: Aplikacion celular, kartë RFID ose regjimi Plug & Play.
• Integrimi i Rrjetit: Mbështetje e plotë OCPP 1.6J e integruar direkt me softuerin tonë inteligjent për menaxhim të plotë dhe faturim të automatizuar.
Infrastrukturë që punon për biznesin tuaj
Balancimi dinamik i ngarkesës
Shpërndan automatikisht fuqinë midis karrikuesve dhe objektit, duke mbrojtur plotësisht rrjetin tuaj nga mbingarkesat.
Krijimi i të ardhurave përmes softuerit inteligjent
Integrimi i protokollit OCPP 1.6J ju lejon të krijoni lehtësisht tarifa, të faturoni dhe të gjeneroni fitim direkt nga pajisjet.
Kontroll i plotë mbi secilin përdorues
Ndani karta inteligjente RFID për punonjësit ose mysafirët dhe mbani një pasqyrë të plotë dixhitale të konsumit të tyre energjetik.
Karrikim i shpejtë i njëkohshëm
Përzgjidhni opsionet e stacioneve të dyfishta që karrikojne dy automjete njëkohësisht, duke kursyer hapësirë të vlefshme parkimi dhe kosto instalimi.








